
Javën e kaluar në Prishtinë u sekuestruan 16 armë zjarri
Policia e rajonit të Prishtinës javën e kaluar ka realizuar 109 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 për vepra penale.
“Nga zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës gjatë javës së kaluar, në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 109 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 46 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtët kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.
Po ashtu janë sekuestruar 16 armë zjarri.
“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 16 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe qindra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”.
Ndërsa janë shqiptuar 4520 gjoba.
“Në po të njëjtën periudhë kohore kanë rezultuar me shqiptimin e 4520 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 498 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”.