Kërkohen dy të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Kërkohen dy të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

Kronika August 04, 2025 - 11:08

Sektori i Hetimeve në kryeqytet, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihet në fotografi.

Sipas një postimi në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes e-mailit: [email protected]”, thuhet në postim.