Rrëmbehet një e mitur në Drenas
Foto: Zëri / Ilustrim

Rrëmbehet një e mitur në Drenas

Kronika August 05, 2025 - 08:49

Një vajzë e mitur është rrëmbyer në komunën e Drenasit.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar pasditen e së hënës, ku prindi i viktimës ka bërë të ditur se vajza e mitur ka dalë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur, pas shikimit të kamerave, është vërejtur se e mitura ka hipur në një veturë me targa të panjohura.

Policia thekson se tashmë është duke e hetuar këtë rast si rrëmbim.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Rrëmbim

Drenas, 04.08.2025 - 16:00 Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur, femër kosovare, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer. Sipas ankuesit, gjatë kontrollit të videoincizimeve vërehet se viktima kishte hipur në një veturë me targa të panjohura. Rasti duke u hetuar. /Zëri