Vdes në rrugë një person në Klinë, Policia nis hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Vdes në rrugë një person në Klinë, Policia nis hetimet

Kronika August 06, 2025 - 08:51

Mesditën e së martës një person në Klinë ka vdekur.

Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se i njëjti derisa ishte duke ecur është rrëzuar në rrugë dhe ka pësuar lëndime, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur, i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, me ç’rast mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), përderisa Policia është duke e hetuar këtë rast të vdekjes.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Incidentet kriminale

Hetim i vdekjes

Rr. “Sadik Rama” Klinë, 05.08.2025 - 13:40. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke ecur është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion. /Zëri