
Kapet 20-vjeçari në Prishtinë, ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për pornografi me fëmijë
Kronika
August 07, 2025 - 09:46
Një 20-vjeçar në Prishtinë është arrestuar pasi ishte i kërkuar për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Sipas Policisë, ai është i dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim për këtë vepër, raporton Zeri.info.
Ai është kapur mbrëmjen e kaluar nga njësitë e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit dhe menjëherë pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit. /Zëri