Gjobiten kamionistët për shkelje trafiku në autostradë, njëri me 60 euro, tjetri 300
Foto: Policia e Kosovës

Gjobiten kamionistët për shkelje trafiku në autostradë, njëri me 60 euro, tjetri 300

Kronika August 08, 2025 - 16:31

Njësia e policisë për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikojë shoferët e kamionëve që po lëviznin në mënyrë të parregullt në autostradë.

Identifikimi i tyre, sipas policisë u bë në bazë të një video-incizimi të publikuar në rrjete sociale.

Njëri nga kamionistër u gjobit me 60 euro, pasiqë i njëjti gjatë tejkalimit nuk ka mbajtur distancën anësore të sigurisë.

Policia njofton se shoferi tjetër i  cili ishte duke lëvizur me kamion në shiritin emergjent është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.