
15 zjarre aktive në Kosovë, KFOR-i thirret për ndihmë në shuarje
Kronika
August 09, 2025 - 21:40
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka publikuar raportin për situatën me zjarret në vend nga ora 14:00 deri në 20:00 më 9 gusht 2025.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 vatra zjarri, prej të cilave 15 mbeten aktive, ndërsa 25 janë lokalizuar me sukses.
Sipas AME, situata më e rënduar është në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësitë tjera.
“Situata më e rënduar është regjistruar në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit,” thuhet në njoftim.