
Lëndohet polici gjatë shuarjes së zjarrit në Kamenicë
Kronika
August 10, 2025 - 09:18
Një zjarr fushor është raportuar të ketë shpërthyer të shtunën pasdite në fshatin Gregjenik të Kamenicës.
Sipas raportit ditor të Policisë, gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin, lëndime trupore ka pësuar një zyrtar policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Viktima ka marrë tretman mjekësor në vend, ndërsa më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Rasti është nën hetime!”, thuhet në raport. /Zëri