
Rrahje masive në një lokal në Kllokot – përfshihen pesë persona, dy prej tyre policë
Një përleshje fizike e ndodhur pas mesnate në një lokal në fshatin Vërbovac të Kllokotit, ka përfunduar me dy persona të lënduar, përfshirë dy zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi më 09 gusht 2025, rreth orës 01:55, pas një mosmarrëveshjeje në një lokal e cila eskaloi në një rrahje masive.
Në ngjarje u përfshinë pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe dy viktima, të cilët janë zyrtarë policorë jashtë detyrës zyrtare.
Viktimat kanë pësuar lëndime të dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar tre nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes, të cilët sipas njoftimit ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë larguar dhe janë në kërkim.
Për shkak të përfshirjes së zyrtarëve policorë, Inspektorati Policor i Kosovës është informuar për rastin, ndërkohë që prokurori kujdestar ka urdhëruar lirimin e tre të dyshuarve pas intervistimit.
Rasti është nën hetime, dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e dy të dyshuarve që ndodhen ende në arrati.