Llapjani kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet
Foto: Zëri / Ilustrim

Llapjani kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet

Kronika August 10, 2025 - 10:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Peran të Podujevës është zbuluar një rast i kultivimit të bimëve narkotike brenda një oborri privat.

Sipas raportit ditor të Policisë, i dyshuari mashkull kosovar është denoncuar për kultivimin e lëndëve narkotike. Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kompetent, është kryer kontroll i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë narkotike, me gjatësi rreth 35 centimetra dhe me peshë totale prej 17.09 gramësh.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.