
Sot varrosen babë e bir, që mbetën të vrarë dje në Gjilan
Kronika
August 11, 2025 - 10:49
Sot në Gjilan familjarë, miq e qytetarë do t’ua japin lamtumirën e fundit Selami dhe Edmond Hasanit, babë e bir që humbën jetën tragjikisht nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në qytet.
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 16:40, me kohën e Ikindisë.

Ngjarja tragjike ka tronditur gjithë komunitetin e Gjilanit, duke lënë pas dhimbje të thellë dhe shumë pikëpyetje.