![Policia jep detaje për zjarrin në Kçiq, u dogjën edhe shtëpi [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/August/11/auto_530804659_1135462315137598_360764796927416729_n-e1754852986240-780x4391754902660.jpg)
Policia jep detaje për zjarrin në Kçiq, u dogjën edhe shtëpi [video]
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh që përfshiu fshatin Kçiq të Vogël në Mitrovicë të dielën.
Policia ka thënë se nga përhapja e shpejtë e zjarrit është djegur një shtëpi banimi dhe objekti përcjellës, si dhe pullazet e tri objekteve përcjellëse.
Në raportin ditor, Policia ka bërë të ditur se nga zjarri janë përfshirë edhe dy shtëpi të pabanuara.
Portali lokal “Jepi zë” ka publikuar video të djegies së shtëpive.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Fsh. Kçiq i Madh - Vogël, Mitrovicë jug / 10.08.2025 – 14:00. Është raportuar për një zjarr i cili kishte kapluar barishte, shkurre në pyll dhe kishte filluar të rrezikojë banorët dhe pronat. Njësiti policor i dhe i zjarrfikësve në vendin e ngjarjes janë përpjekur që ta lokalizojnë zjarrin, por nga përhapja e shpejtë e zjarrit si pasojë janë djegur një shtëpi banimi dhe objekti përcjellës, pullazet e tri objekteve përcjellëse, si dhe dy shtëpi të pa banuara të tre ankuesve meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, rasti iniciohet si më lart dhe vazhdon të hetohet. /Zëri