Kontrabandë nga Serbia, mbi 80 mijë cigare konfiskohen në Mitrovicë
Foto: Dogana e Kosovës

Kontrabandë nga Serbia, mbi 80 mijë cigare konfiskohen në Mitrovicë

Kronika August 11, 2025 - 14:42

80 mijë copë cigare pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe Policia, pas kontrollit të dy autobusëve që qarkullonin në linjën Serbi – Kosovë, në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Doganës, sasia e cigareve u gjet në sistemet e ajrosjes në një hapësirë të posaçme për fshehje mallrash dhe në tualetin e njërit prej autobusëve.

Mallrat e kontrabanduara dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, në kundërshtim me ligjin.

Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme nga Prokuroria Themelore.