Aktualisht 24 vatra zjarri janë aktive në Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Aktualisht 24 vatra zjarri janë aktive në Kosovë

Kronika August 11, 2025 - 15:02

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se aktualisht janë aktive 24 vatra zjarri në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Sipas të dhënave nga ora 8:00 deri në orën 14:00 të hënën, janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 14 janë lokalizuar.

Situata më e vështirësuar mbetet në fshatin Kçiq i Vogël në Mitrovicë.

Mediat lokale kanë publikuar video që tregojnë se përsëri është aktivizuar zjarri në këtë fshat.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Raport për situatën me zjarre

Periudha raportuese: 08:00 – 14:00

Prishtinë, 11 gusht 2025

Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar.

Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit.

Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret. /Zëri