
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Driton Sokolit nga Vushtrria
Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit Driton Sokoli, për hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe vjedhje të identitetit dhe kredencialeve.
Në njoftim thuhet se Driton Sokoli dyshohet për mashtrim.
I dyshuari është nga Vushtrria.
“Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kërkon nga çdo qytetar dhe media që disponon informacion për vendndodhjen e personit të njoftojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, në adresën elektronike [email protected], ose në numrat telefonikë kujdestarë: 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.