
Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri, rasti po hetohet
Një grua rreth 53 vjeçe është gjetur pa shenja jetë sot rreth orës 01:30 në fshatin Beqiq të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rreth orës 01:30 është raportuar për një rast vdekjeje të dyshimtë në fshatin Beqiq të Vushtrrisë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës femër rreth 53-vjeçare është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”, ka thënë Zahiti.