Prangoset një 54-vjeçar në Lipjan, shtiu me armë zjarri në një aheng familjar
Foto: Laura Hasani

Prangoset një 54-vjeçar në Lipjan, shtiu me armë zjarri në një aheng familjar

Kronika August 13, 2025 - 15:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 54-vjeçar me inicialet R.B., i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Medvec të Lipjanit.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton Zeri.info.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se përdorimi i armëve në ndeja dhe ahengje familjare vazhdon të jetë një shqetësim serioz për sigurinë publike.

"Policia u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin veprime të tilla, për të ruajtur sigurinë e tyre dhe të të tjerëve dhe për të kaluar festat pa incidente. Në të kundërtën Policia do të ndërmarrë masa konform obligimeve ligjore që ka”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri