
Aksident i rëndë në Pejë, një person me nevoja të veçanta goditet për vdekje nga kamioni
Kronika
August 15, 2025 - 13:02
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Pejës, ku një person është goditur për vdekje nga një kamion.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur një kamion ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth 60 vjeç, në lagjen ‘Dardania’, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion”, tha ai.
Gashi bëri të ditur se shoferi i kamionit është dorëzuar në Polici.
Telegrafi mëson se viktima ishte një person me nevoja të veçanta dhe ishte në karrocë.