
Viktima që u godit nga kamioni në Pejë ishte në karrocë invalidore
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në rrugën “Adrian Krasniqi” në Pejë.
Në këtë aksident ka humbur jetën një person me aftësi të kufizuara, i cili ishte duke drejtuar karrocën e tij invalidore në momentin kur është goditur nga kamioni, transmeton Zeri.info.
“Në këtë aksident ishin të përfshira një kamion me targa vendore, i cili drejtohej nga i dyshuari dhe një karrocë për persona me aftësi të kufizuara, e cila drejtohej nga viktima. Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, derisa drejtuesi i kamionit ishte duke qarkulluar në atë rrugë, duke mos u kushtuar vëmendje pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion e ka goditur viktimën, i cili sipas ekipit mjekësor ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Policia.
I dyshuari, shofer i kamionit, është ndaluar për 48 orë. /Zëri