Gjilan: 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Gjilan: 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Kronika August 16, 2025 - 21:43

Një ngjarje e rëndë është raportuar të shtunën në qytetin e Gjilanit, ku një burrë 53-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se viktima është gjetur nga familjarët, ndërsa ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

“Me datë 16.08.2025, rreth orës 08:00, kemi pranuar informacion se në qytetin e Gjilanit një person mashkull i vitit të lindjes 1972 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitë policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent mjekësor, nga të cilët është konstatuar se personi është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë Osmani.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e vdekjes po hetohen nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan. /telegrafi