Nëntë të lënduar nga aksidenti zingjiror me gjashtë vetura në Gjilan

Nëntë të lënduar nga aksidenti zingjiror me gjashtë vetura në Gjilan

Kronika August 16, 2025 - 23:03

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se lëndimet e personave janë të lehta, raporton express.

“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zingjir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.

Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha ai.

Policia e Kosovës njësit e trafikut rajonal po i hetojnë rrethanat e  këtij rasti.