Nëntë armë të konfiskuara në Kosovë gjatë së shtunës
Foto: Zëri / Ilustrim

Nëntë armë të konfiskuara në Kosovë gjatë së shtunës

Kronika August 17, 2025 - 09:23

Pistoleta, pushkë gjuetie, pistoletë gjuetie si dhe dhjetëra gëzhoja janë konfiskuar gjatë së shtunës në vendin tonë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së shtunës janë konfiskuar gjithsej nëntë armë, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë, më së shumti armë janë konfiskuar në Gjilan dhe Prishtinë.

Më poshtë ju sjellim raportin ditor të Policisë së Kosovës për secilin rast veç e veç:

ARMBAJTJE PA LEJE

· Gushterica e epërme, Graçanicë 16.08.2025-08:30. Raportohet se tek i dyshuari mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. I dyshuari pasi që nuk ka qenë kooperativë dhe dyshohet se ka probleme psikike, është dërguar në tretman mjekësor në repartin psikiatrik në Mitrovicë.

· Rr. B Prishtinë 16.08.2025-21:45. Njësiti policor në një pikë kontrolli të veturave ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, i cili ka pohuar se posedon një armë. Zyrtarët policorë nga i dyshuari kanë konfiskuar armën pa municion. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Fsh. Barilevë, Prishtinë. 16.08.2025-22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarrit. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 16 gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

· Rr. Qefser Salihu, Gjilan 15.08.2025-23:15. Raportohet se gjatë kontrollit, tek i dyshuari mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 17 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Hasan Remniku, Gjilan 15.08.2025-15:00. Raportohet se gjatë kontrollit, tek i dyshuari mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Lagja Arbëria, Gjilan 16.08.2025-21:35. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë e kalibrit 9 mm, një fishek dhe një karikator. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Refik Shala, Prizren 16.08.2025 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjare kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz dhe 17 gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Vesli Klark, Gjakovë 16.08.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

MBAJTJE NË PRONËSI , KONTROLL OSE POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE , PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Fsh. Studime e Poshtme, Vushtrri 16.08.2025-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër në një aheng familjar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë me gaz dhe një gëzhojë e kalibrit 9 mm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Zëri