Një person në Gjilan kapet me mbi 22 mijë euro dhe mallra të ndaluara për tregti
Foto: Zëri / Ilustrim

Një person në Gjilan kapet me mbi 22 mijë euro dhe mallra të ndaluara për tregti

Kronika August 17, 2025 - 11:24

Policia ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion një person në Gjilan pasi në automjetin e tij janë gjetur mallra pa banderola dhe mbi 22 mijë euro.

Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“TREGTI E NDALUAR- Gjilan 15.08.2025 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin tij janë gjetur mallra (cigare të llojeve të ndryshëm) pa banderola dhe 22.515€ para të gatshme. Me vendim të prokurorit automjeti me mallra i është dorëzuar doganës, ndërsa parat janë sekuestruar deri në verifikimin e prejardhjes së tyre. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë.