Goditet nga traktori, vdes një burrë në Lipjan
Foto: Ilustrim

Goditet nga traktori, vdes një burrë në Lipjan

Kronika August 18, 2025 - 09:19

Një person ka vdekur mëngjesin e së dielës në Lipjan, pasi është goditur nga traktori, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, viktima nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar, duke e goditur viktimën.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vdekje aksidentale

Lipjan / 17.08.2025 - 10:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete, pasi dyshohet se nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar, duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në Emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri