Gjendet pa shenja jete një 46-vjeçar në Obiliq, nisin hetimet
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një 46-vjeçar në Obiliq, nisin hetimet

Kronika August 18, 2025 - 13:14

Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, përderisa ka theksuar se është duke u hetuar ky rast i vdekjes.

“Sot në stacionin policor të Obiliqit është iniciuar një rast ‘Hetim mbi vdekjen’. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Obiliq, ku është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, 46 vjeç. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me Prokurorinë”, tregoi Ahmeti. /Zëri