Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

Kronika August 20, 2025 - 08:13

Ka vdekur drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu.

Lajmin e hidhur sot në mëngjes e dhanë familjarët.

Ajo ishte duke u përballur me një sëmundje të rëndë.

Për shërimin e saj u kërkua edhe ndihmë, por fatkeqësisht ajo nuk ia doli.

Njoftimi i plotë i babait të saj, pa ndërhyrje:

Me pikëllim të thellë lajmrojmë se vajza ime Greta u nda nga jeta,na la një zbrazëti të pafundme.

Falemderit shumë gjithë atyre që na qendruan afer këto ditë të vështira.

Për kohen e varrimit ju njoftojmë me kohë. /Zëri

Image