Katër të lënduar në aksidentin te Qendra e Studentëve në Prishtinë

Katër të lënduar në aksidentin te Qendra e Studentëve në Prishtinë

Kronika August 21, 2025 - 08:44

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona”, ka thënë Pllana. /Zëri