
Cvetkoviqi pranon fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dënohet me gjashtë muaj burgim
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga Stefan Cvetkoviq për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Pas ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar marrëveshjen, duke i shqiptuar të pandehurit gjashtë muaj burgim me mundësinë që të zëvendësohet me gjobë prej 1000 eurosh.
Cvetkoviq akuzohej se në Komunën e Shtërpcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar.
“Prokuroria Speciale është e përkushtuar në ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën mes grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.