
Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Lupç të Podujevës
Kronika
August 21, 2025 - 21:38
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, raporton Zeri.info.
Ahmeti tha se aksidenti po hetohet nga Njësiti i Trafikut Rajonal.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo