Theren me thikë dy persona në Prishtinë

Theren me thikë dy persona në Prishtinë

Kronika August 23, 2025 - 09:51

Dy persona janë therur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësorë.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana.

Ai shtoi se policia po kryen hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /Zëri