
Aksion i madh antidrogë në Gjilan, Policia dhe AKI-ja zbulojnë disa sera me drogë
Kronika
August 23, 2025 - 17:33
Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës(AKI) dhe Prokurorinë, ka ndërmarrë një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Gjilanit.
Fadil Hoti nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë operacion, që ende është në zhvillim, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në aktivitetin kriminal.
Dhe se janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e lëndëve narkotike. Po ashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri.
AKI-ja ka luajtur një rol kyç në identifikimin e lokacionit dhe të personave të përfshirë në këtë rast./EO