
Familja e 87-vjeçarit që u godit për vdekje fal familjen e të dyshuarit
Kronika
August 23, 2025 - 18:30
Sot në fshatin Ballancë të Vitisë është varrosur Mustafa Zeqiri.
Marrë parasysh aplikimin e caktuar të Kanunit nga disa familje shqiptare, ajo e Zeqirit ka vendosur t’ia “falë gjakun” asaj të Drilon Frangut që dyshohet se e ka goditur për vdekje me automjet 87-vjeçarin në fshatin Kllokot.
“Një vepër shembull e familjes Zeqiri e cila edhe përkunder dhimbjes me rastin e humbjes së: prindit, vëllaut, gjyshit Mustafa Zeqiri, e fali familjen Frangu nga fshati Sllatinë e Ulët, duke treguar se njeriu tregohet më burrnor edhe kur falë”, thuhet në mbishkrimin e videos nga faqja jozyrtare e këtij fshati në Facebook.
“Ngushëllime familjes Zeqiri, na bëtë krenar gjithë fshatin kur para të gjithë të pranishmëve bëtë faljen”.