Vrasje në tentativë në Lipjan, katër persona përfundojnë në spital e katër të tjerë të arrestuar
Foto: Laura Hasani

Vrasje në tentativë në Lipjan, katër persona përfundojnë në spital e katër të tjerë të arrestuar

Kronika August 28, 2025 - 09:34

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë rrahur katër të tjerë, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, gjatë përleshjes është përdorur edhe një thikë, ku për pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se tre nga viktimat pas pranimit të trajtimit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti është duke u cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

VRASJE NË TENTATIVË

Lipjan / 27.08.2025 – 21:40. Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri