Dyshohet se ish-gjyqtari nga Skenderaj ka bërë vetëvrasje

Dyshohet se ish-gjyqtari nga Skenderaj ka bërë vetëvrasje

Kronika August 28, 2025 - 12:14

Mediat janë duke raportuar se një ish-gjyqtar dyshohet se ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Sipas këtyre raportimeve, A.M., dyshohet se ka kryer vetëvrasje me litar.

“Zëri”, ka drejtuar pyetje në Policinë e Kosovës, por që të njëjtit akoma nuk kanë kthyer përgjigje.

A.M., kishte shërbyer si gjyqtar në Gjykatën Komunale të Skenderajt dhe ishte i njohur në komunitet për punën e tij.