
Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për 11 raste të vjedhjeve në shtëpi e lokale
Policia në Pejë ka arritur ta arrestojë një person të dyshuar për 11 raste të vjedhjeve.
Forcat e rendit atje janë në kërkim edhe të një personi tjetër, të dyshuar për të njëjtat vepra.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, stacioni policor në Pejë, me datën 26.08.2025, pas një pune intensive nga hetuesit e këtij stacioni, kanë arritur ta arrestojnë një person të dyshuar, i cili në bashkëveprim edhe me një të dyshuar tjetër të cilët në muajin (qershor, korrik dhe gusht), kanë kryer njëmbëdhjetë vepra penale të vjedhjes së rëndë”, njofton Policia.
“Këto vjedhje të rënda janë kryer në shtëpi dhe lokale të ndryshme në qytetin e Pejës, ku nga të dyshuarit janë vjedhur para dhe sende të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari nga hetuesit, në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër momentalisht është në arrati, mirëpo është i njohur për Policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri