![Vdes një e mitur dhe lëndohen katër të tjerë në një aksident trafiku në rrugën Komoran – Drenas [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/August/31/auto_Screenshot_20250831_181900_Facebook-750x430-1-780x4391756660899.jpg)
Vdes një e mitur dhe lëndohen katër të tjerë në një aksident trafiku në rrugën Komoran – Drenas [video]
Kronika
August 31, 2025 - 19:21
Një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident ishte i përfshirë një automjet.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë. Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Ahmeti.
Policia ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.