
Shpërndante afishe me përmbajtje nxitëse, ndalohet një shtetas serb në Leposaviq
Kronika
September 01, 2025 - 09:49
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në Leposaviq ka hasur një person, shtetas serb, i cili ishte duke shpërndarë afishe në gjuhën serbe.
Sipas raportit ditor të Policisë, përmbajtja e këtyre afisheve lidhet me veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.