
Kishte shkaktuar zjarr në një fshat në Viti, i dyshuari lihet i lirë
Një person është arrestuar, pasi më 12 gusht kishte shkaktuar zjarr në një fushë në një fshat të Vitisë, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, zjarri kishte dalë jashtë kontrollit dhe kishte paraqitur rrezik për banorët e një fshati në Viti, pasi i dyshuari kishte djegur disa mbeturina.
Siç bëhet e ditur, i dyshuari fillimisht është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Viti, 12.08.2025-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë djegies së disa mbeturinave, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një fushë ku kishte paraqitur edhe rrezik për banorët e fshatit. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Zëri