
Prangoset i dënuari me dy vjet e gjysmë burgim për fajde në Prizren
Policia në Prizren ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi po kërkohej me urdhërarrest si i dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për fajde.
Sipas njoftimit të Policisë, urdhërarresti ndaj të pandehurit ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Më datën 02.09.2025 policët e Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pranë Stacionit Policor në Prizren - Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizuar urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për personin e kërkuar I.M., 49-vjeçar, mashkull nga fshati Krushë e Vogël, Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me dy (2) vite e gjysmë burg për veprat penale ‘Fajde”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu Policia njofton se i pandehuri është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit. /Zëri