Policia shpëton një 21-vjeçare nga vetëvrasja
Foto: Laura Hasani

Policia shpëton një 21-vjeçare nga vetëvrasja

Kronika September 03, 2025 - 10:10

Një 21-vjeçare nga Ferizaj mëngjesin e sotëm ka tentuar të vetëvritet, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit të Policisë, e njëjta kishte tentuar të hidhej nga ballkoni i katit të katërt të banesës.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, patrullat policore kanë dalë në vendngjarje, ku fillimisht kanë kontaktuar me dëshmitarët dhe më pas kanë vërejtur vajzën në anën e jashtme të ballkonit. Policia ka tentuar ta qetësojë përmes komunikimit, ndërkohë që njëri prej policëve është ngjitur në banesën ku ndodhej ajo. Për shkak të urgjencës dhe rrezikut të lartë, polici është detyruar të hapë derën me forcë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në ballkon, duke arritur ta kapë dhe ta tërheqë viktimën brenda rrethojave, me ndihmën edhe të një kolegu tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan tutje Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Sot rreth orës 04:30 Policia në Ferizaj ka pranuar një informacion nga qytetarët se në një kompleks banesor, në katin e katërt, një vajzë 21-vjeçare po tentonte të hidhej nga ballkoni.

Menjëherë pas pranimit të informatës, patrullat policore kanë dalë në vendngjarje, ku fillimisht kanë kontaktuar me dëshmitarët dhe më pas kanë vërejtur vajzën në anën e jashtme të ballkonit.

Policia ka tentuar ta qetësojë përmes komunikimit, ndërkohë që njëri prej policëve është ngjitur në banesën ku ndodhej ajo.

Për shkak të urgjencës dhe rrezikut të lartë, polici është detyruar të hapë derën me forcë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në ballkon, duke arritur ta kapë dhe ta tërheqë viktimën brenda rrethojave, me ndihmën edhe të një kolegu tjetër.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i emergjencës, i cili i ka dhënë ndihmën e parë vajzës, e cila ndodhej në gjendje të rënduar psikike dhe emocionale. Ajo është shoqëruar nga policia dhe stafi mjekësor për trajtim të mëtejmë në emergjencë.

Familjarët e saj janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes. Pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ajo është transferuar në Klinikën Universitare të QKUK-së në Prishtinë për kujdes dhe trajtim të mëtejmë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe apelon te të gjithë që të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të parandalohen situatat tragjike.

Për procedurat e tjera ligjore do të njoftoheni me kohë. /Zëri