
Vrasje në tentativë në Podujevë, prangoset një person
Kronika
September 03, 2025 - 10:18
Policia në Podujevë ka arrestuar një person, pasi dyshohet se për shkaqe të panjohura ka kryer veprën “Tentim vrasjeje” ndaj një personi.
Pas plagëve të marra, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:55, në Podujevë, raporton Zeri.info.
“Podujevë / 02.09.2025 – 14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili për shkaqe ende të panjohura e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në Emergjencën e Podujevës dhe më pas është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri