
Bastisje në një poligon në Fushë-Kosovë, konfiskohen armë
Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë zhvilluar një inspektim në një operator ekonomik në Fushë-Kosovë, (poligon i armëve) të dyshuar për keqpërdorim të lejes për shitjen e armëve.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshmerret orës 10:00 në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.
“Fushë Kosovë / 04.09.2025 – 10:00. Njësitë policore në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve), është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim ku gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si dhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.