Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në disa komuna të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në disa komuna të Kosovës

Kronika September 05, 2025 - 11:48

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar një aksion të gjerë, që përfshin disa komuna dhe lokacione të ndryshme në vend.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se në këtë operacion janë angazhuar një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të drejtësisë.

“Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në disa komuna dhe në disa lokacione. Në këtë aksion janë nëntë prokurorë, kryeprokurorja dhe policia”, tha Nikçi për telegrafin.

Detaje të mëtejshme lidhur me natyrën e aksionit, komunat e përfshira ose objektivat e tij ende nuk janë bërë publike.