Detaje të reja, policia gjermane detyrohet ta plagosë 17-vjeçarin kosovar që theri me thikë mësuesen

Detaje të reja, policia gjermane detyrohet ta plagosë 17-vjeçarin kosovar që theri me thikë mësuesen

Kronika September 05, 2025 - 14:26

Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, policia gjermane ka arritur ta arrestojë 17-vjeçarin nga Kosova, pasi i njëjti dyshohet se sot në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me thikë në bark një prej mësuesve të një kolegji në Essen të Gjermanisë.

Sipas raportimeve, ai dyshohet se ishte lokalizuar dhe më pas ishte turrur me thikë drejt policëve, të cilët edhe e kanë plagosur.

“Gjatë arrestimit, oficerët përdorën armë zjarri. I dyshuari u plagos gjatë këtij procesi dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor”, ka njoftuar policia gjermane.