
Sonte do të fillojë misioni i kërkim-shpëtimit për qytetarin Ismet Millaku
Kronika
September 05, 2025 - 23:45
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se do të nisin një mision për gjetjen e Ismet Millakut, që është raportuar i zhdukur.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se takimi i ekipeve dhe vullnetarëve mbahet në Milloshevë, ora 23:00.
Misioni i kërkim-shpëtimit do të mbahet në fshatin Ujmir në Klinë.
“Ftohen të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë në këtë aksion humanitar dhe të bashkohen me ekipet në terren”, thuhet në njoftimin e ShKKS-së.