Gjuajti me shotgun pas një konflikti, prangoset 27-vjeçari në Durrës

Gjuajti me shotgun pas një konflikti, prangoset 27-vjeçari në Durrës

Kronika September 06, 2025 - 14:20

Është arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër në Durrës.

Kapja e tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Shotgun”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës”.

Policia shqiptare njofton se arma e gjahut e tipit shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, thuhet në njoftimin e policisë atje.