Arrestohet zyrtari i komunës së Mitrovicës për keqpërdorim te pozitës zyrtare
Kronika
September 08, 2025 - 21:05
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka konfirmuar se ka nisur veprime hetimore pas pranimit të një informate që lidhet me dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë hetimeve janë mbledhur prova që ndërlidhen me një kontratë subvencionimi, në të cilën dyshohet se është manipuluar vlera financiare në mënyrë të paligjshme, duke i shkaktuar dëme buxhetit të shtetit.