Përfshihet nga zjarri një dhomë e ndalimit në Stacionin Policor në Pejë, lëndohet një person
Foto: Laura Hasani

Përfshihet nga zjarri një dhomë e ndalimit në Stacionin Policor në Pejë, lëndohet një person

Kronika September 10, 2025 - 11:10

Një dhomë ndalimi në Stacionin Policor është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se një person është lënduar.

Ai shtoi se zjarri është shuar.

“Sot rreth orës 07:20, në Stacionin Policor në Pejë, është përfshirë nga zjarri një dhomë e ndalimit, si pasojë e këtij rasti një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrfikësve”.