
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë
Kronika
September 13, 2025 - 21:02
Në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri, rreth orës 19:00.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, ka thënë se nga të dhënat fillestare nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë’”.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Pllana .