
Vdes një person në Ferizaj duke prerë dru
Një person ka vdekur pasditen e së shtunës në fshatin Manastric të Ferizajt, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor, i njëjti derisa ka qenë duke prerë dru në afërsi të oborrit të tij, një lis ka rënë mbi të dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, por nuk ka arritur që t’i mbijetoj plagëve të marra.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Manastirc, Ferizaj 13.09.2025-17:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në afërsi të oborrit duke prerë dru, një lis bie mbi viktimën dhe si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet fillimisht në qendrën emergjente, e më pas në QKUK, ku mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, ndërsa trupi i pa jetë u lirohet familjareve për ceremoni mortore. /Zëri